Shkolla - SHMLP Ymer Prizreni

Direkt zum Seiteninhalt
Historiku i shkollës dhe programet mësimore
Shkolla e mesme e Lartë Profesionale “Ymer Prizeni” është shkollë që rezultoi shumë suksese
gjatë dekadave të fundit. Ajo gjendet në lagjen “Bajram Curri”, në Prizren, me një
infrastrukturë moderne të pajisur më salla e kabinete profesionale.

SHMLP“Ymer Prizreni” u themelua më 04.09.1945 si Shkollë e Mësuesisë në Prishtinë, e cila

në tetor të vitit 1948 u transferua në Prizren. Në vitin 1956 nxënësit e kësaj shkolle zhvilluan
mësimin në gjuhën shqipe dhe turke në ndërtesën e Kishës së qytetit. Më 1956, me vendimin e
Këshillit Drejtues të Shkollës, shkolla u emërua “Dimitrie Tuçoviq”. Më 1974 shkolla u
transferua në Shkollë Pedagogjike, ndërsa nga vitet 1978-1986 punoi si Shkollë e Mesme me
Mësim të Orientuar, e më pas transferohet në Shkollë Profesionale me drejtimet: Ekonomi,
bujqësi dhe tregti.
   

Mësimi në këtë shkollë zhvillohet në tri gjuhë zyrtare: shqip, boshnjakisht dhe turqish; në
drejtimet: Ekonomi, Administrim Biznesi, Hoteleri dhe Turizëm, Juridik, Teknologji
ushqimore e Agrobiznes. Mësimi zhvillohet nëpër klasa-kabinete për lëndë shkencore të
përgjithshme si dhe nëpër kabinete profesionale për lëndët e veçanta të profesioneve të
ndryshme. Kabinetet janë të pajisura me teknologjinë më të avancuar si TV, kompjuterë,
laptopë, projektorë, shtypës, tabletë etj. Kabinetet krijojnë atmosferë motivuese për mësim për
nxënësit duke konkretizuar procesin mësimor dhe duke bërë më atraktive qëndrimin në
shkollë.

Njëherit, nxënësit e shkollës zhvillojnë praktikën profesionale nëpër institucione të ndryshme,
duke krijuar një lidhje të ngushtë të mësimit teorik me atë praktik.

Shkolla është e përfshirë në projekte të avancuara mësimore si Kosvet për Administrim
Biznesi, Econet- për shkollim virtual, e-learning për mësimin elektronik, KulturKontakt për
Firmat ushtrimore dhe Ndërmarrësinë si dhe projekte tjera që zhvillojnë dhe pasurojnë
metodologjinë e mësimdhënësies e mësimnxënies.

Shkolla u prezantua me sukses në panairet e Firmave Ushtrimore që u zhvilluan në Kosovë dhe
jashtë saj, si në Salsburg, Shkup, Budva, Durrës, Tiranë etj., duke u zgjedhur ndër shkollat me
përgatitje më cilësore në rajon

Për herë të parë në Kosovë, kjo shkollë organizon Panairin e Firmave Ushtrimore, në vitin
2017, ku me profesionalizëm e përkushtim të mësimdhënësve dhe nxënësve shënohet kjo ditë
e veçantë. Ndërsa në vitin 2019 vazhdon këtë traditë duke organizuar Panairin Rajonal të
Firmave Ushtrimore.

Kjo shkollë ka Programin mësimor përë të rritur, pa shkëputje nga puna, me ç'rast mundëson
shkollim e profilizim professional gjithë të interesuarëve.

Drejtimet dhe profilet që ka shkolla përputhen me nevojat zhvillimore të Prizrenit dhe rajonit,
në të cilin prioriteti i zhvillimit është orientuar në ekonomi, turizëm dhe bujqësi.
Na Shkruani
Zurück zum Seiteninhalt